Superkontrata Lebron, 162 dollarë në sekondë tek Lejkërsat

Nëse do të kishte qendruar tek Klivlendi, nuk është se do të ishte paguar keq. Klubi i krahinës së tij të lindjes i ofroi Lebron Xhejmsit 35.6 milionë dollarë në sezon për të rinovuar kontratën, por “Mbreti” i basketbollit e hodhi poshtë këtë mundësi.

Jo për paratë, por sepse besoi se tek Lejkërsat në Los Anxhelos mund të fitonte titullin “e mallkuar” që po i shpëton nga duart vit pas vit. Gjithsesi, paratë do t’i ketë “me thasë”. Kontrata e tij në Kaliforni është mbi 153 milionë USD në 4 vjet, që do të thotë 38.3 milionë në vit, 467 000 dollarë për çdo ndeshje, 117 000 USD për çdo pjesë loje, 9 700 për minutë, dhe 162 dollarë për sekondë.

Sfidanti.al