Gyndogani ndaj Francës, ose përçarja e publikut gjerman

Nuk e braktisi kombëtaren si Mesut Ozili, dhe hyri në lojë në pjesën e dytë në sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Francës. Ilkai Gyndogan pati një pritje me ndjenja të përziera madje të kundërta nga publiku gjerman në “Alianc Arena”. Disa sektorë të tifozëve në stadium e vërshëllyen dhe lëshuan britma e zëra të zgjatur kundër tij.

Gjithsesi, pati shumë tifozë të tjerë që e duartrokitën dhe brohoritën, një shenjë e qartë se publiku në Gjermani mbetet i përçarë lidhur me sjelljen e dy lojtarëve me origjinë turke, pra për foton me presidentin turk, Erdogan. Diçka që po duket edhe në rrugët e qyteteve, ku ka pasur protesta nga krahë të kundërt politikë.

Sfidanti.al