Barcelona me ofertë të përjetshme legjendës: Qëndro me neve deri në fund!

“Mundo Deportivo”  spanjolle bëri të ditur, dje, se Barcelona i ka ofruar lojtarit të saj veteran, Andres Iniesta, një kontratë të përjetshme. Në fakt, kontrata këtij mesfushori me mjaft përvojë i mbaron në fund të sezonit që sapo ka filluar, ndërsa ka pasur informacione se ai mund të largohet nga “Kamp Nou” në fund të tij, duke thënë, sikurse thuhet, se ai (Iniesta) është bërë si “uji i ndenjur”, por në Barcelonë po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta mbajnë atë.

Sikurse njofton gazeta e lartpërmendur, krerët e Barcelonës i kanë ofruar Iniestës një kontratë të përjetshme, sipas së cilës, në fund të çdo sezoni, ai mund të vendosë vetë se kur do të thotë “Mjaft!”, pra, se kur dëshiron që t’i japë fund karrierës së tij në fushë. Thuhet se Iniesta që ka 12 vite që luan me Barçën, nuk ka asgjë kundër kësaj oferte.

Sfidanti.al