Është mëse e vërtetë, janë 16 tituj Grand Slam për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll pushtoi Neë Yorkun ku ngriti trofeun e US Open për herë të tretë në karrierën e tij. Kishin kaluar 4 vjet nga triumfi i fundit i 31 vjecarit në fushën e cementos në Flushing Meadoës dhe askush nuk e mendonte që ai do të rikthehej sërish te suksesi në këtë turne. Por duke njohur Nadal, asgjë nuk është e pamundur dhe këtë e tregoi viti 2017. Në US Open, ishte finalja e 3 për këtë vit për tenistin nga Mallorca, 2 nga të cilat ka mundur të fitojë, 1 në Neë York dhe 1 në Paris në Roland Garros. Kevin Anderson ishte kundërshtari i Nadal në finalen e turneut amerikan me afrikanojugorin shtatlartë(2.03m) që pretendonte të shfrytëzonte armën e tij më të fortë, shërbimin për të mposhtur Nadal. Për të ardhur keq, pasi kjo strategji nuk funksionoi, përkundrazi, Nadal e carmatosi komplet Anderson madje e ktheu shërbimin e tij në një pikë të dobët. 6-3;6-3;6-4 ishte rezultati i seteve të kësaj ndeshjeje që zgjati 2 orë e 27 minuta një tregues i qartë ky i dominimit në fushë të Nadal. Është 2017 viti i Nadal, por edhe i Roger Federer me tenistër duket se janë kthyer prapa në kohë duke ndarë ‘tortën’ e turneve Grand Slam duke fituar nga 2 secili. E kush e mendonte se do të ndodhte kjo?
sfidanti.al