Vuelta de Espana; mbyllet nën shenjën e Chris Froome, por dhe të Contador

Xhiroja e Spanjës uli siparin dhe protagonisti absolut u bë Chris Froome. Ciklisti britanik i Team Sky është fituesi i edicionit të këtij viti duke hyrë në historinë e këtij sporti. Froome u bë i treti sportist në histori që arrin të fitojë Turin e Francës dhe Xhiron e Spanjës brenda një sezoni. Më parë këtë sukses e kishin arritur Jacques Anquetil në 1963 dhe Bernard Hinault në 1978. Ndryshimi mes tyre qëndron në faktin se Froome ka fituar më parë turin e Francës, më pas Xhiron e Spanjës, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të bëjnë të kundërtën. Por Xhiroja e Spanjës ishte edhe e Alberto Contador, për vetë faktin se ishte eventi i fundit në karrierë për ciklistin spanjoll. 34 vjecari e mbylli këtë kapitull të jetës së tij me fitoren e etapës së parafundit të Xhiros së Spanjës, më mirë nuk bëhej për të. Contador konsiderohet si një prej ciklistët më të mëdhenj dhe ka mundur të fitojë të tre Turet më të rëndëishëm. Spanjolli ka triumfuar 2 herë në Turin e Francës në 2007 dhe 2009, 2 herë në Xhiron e Italisë në 2008 dhe 2015 dhe 3 herë në Xhiron e Spanjës në 2008,2012 dhe 2014.

sfidanti.al