Arsene Wenger mund të kishte qenë pasuesi i Sir Alex Ferguson në vitin 2002. Ishte një periudhë kur skocezi mendoi tërheqjen nga futbolli dhe drejtuesit e asaj klohe të Djajve të Kuq menduan për francezin për të marrë drejtimin e kësaj skuadrë. Kjo histori zbulohet nga ish presidenti i Manchester United, Martin Edwards nëpërmjet faqeve të një libri të botuar së fundmi. Edwards theksoi se oferta iu bë Wengerit, por që ai e refuzoi duke preferuar qëndrimin te Arsenali.
‘Gjithnjë kam qenë i lumtur te Arsenal-është shprehur vetë Ëenger-i dua vlerat e këtij klubi. Evolucioni në 20 vitet e fundit ka qenë shumë interesant.Por kur erdha këtu në 1996, Arsenali kishte vlerat që unë dua t’i shoh gjithnjë në sport. Është kjo arsyeja që jam ende në aktivitet’. Wenger nuk e mohoi se u tundua nga ideja për të qenë në stolin e Manchester United duke vënë në dukje vlerat e Djajve, por fakti që ai ndihej mirë te Arsenali e shtyu atë të largojë këtë tundim.
sfidanti.al