Frank De Boer sheh që t’i tregohet sërish dera e një klubi. Pas Interit, tani klubi që shkarkoi holandezin nga detyra e tij është Crystal Palace dhe kjo për shkak të startit katastrofik të sezonit në Premier League. Në 4 javë të zhvilluara, Crystal Palace më De Boer në pankinë ka pësuar 4 humbje me një bilanc asnjë gol i shënuar dhe 7 të pësuar, një situatë kjo që shtyu drejtuesit e skuadrës të marrin këtë masë drastike. Nuk ndodhte prej 93 vitesh që Crystal Palace të bënte një start kaq të dobët sezonit, ndërkohë që De Boer vendosi edhe një rekord të ri, u bë trajneri më jetëshkurtër në një pankinë në historinë e Premier League. Frank De Boer qëndroi në stolin e Crystal palace 76 ditë, ndërkohë që te Interi rezistoi pak më shumë, 85 ditë.
sfidanti.al