Murinjo: Junajtidi mbeti mbrapa në kohën e Mojsit dhe Van Galit

Mançester Junajtidi nuk është në gjendje që të përsërisë sukseset e që ka pasur nën drejtimin e ser Aleks Fergusonit që i ka udhëhequr “djajtë e kuq” deri të titulli i fundit në Premier Ligë, më 2013. Pasardhësi i tij, Dejvid Mojs, qëndroi në stolin e drejtimit të Junajtidit jo më shumë se 10 muaj, kurse, më pas, në “Old Traford” erdhi holandezi Lui van Gal që, gjithashtu, nuk mundi të mburrej me ndonjë trofe.

Trajneri aktual i Mançesterit, Zhoze Murinjo, që, sezonin e vet të parë, triumfoi në Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës, thotë, tani, se në kohën, kur ky ekip drejtohej nga dy paraardhësit e tij të lartpërmendur, “koha qëndroi në vend!”. “Klubet e tjerë njohën evolucion, kurse ky klub jo. Në të gjitha fushat kyç për suksesin e një klubi, koha qëndroi në vend, pra, kjo periudhë ishte boshe për këtë klub. Sot, ne kemi kushte më të mira pune, një ekip mjekësor më të mirë, një ekip analitik më të mirë, një seksion shtypi më të mirë dhe, në shpesh raste, ne e kemi arritur këtë pa bërë ndryshime njerëzish që është shumë e rëndësishme”, tha Murinjo.

Sfidanti.al