Mateo Messi bën 2 vjec, Leo feston me familjen para stërvitjes

Përpara se t’i drejtohej qendrës stërvitore, Lionel Messi festoi në shtëpinë e tij ditëlindjen e djalit të tij të vogol Mateo që sot mbush vjec.Bashkëshortja e tij Antonela Rocuzzo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, publikoi një foto të sulmuesit me pjesën tjetër të familjes duke festuar ditëlindjen e vogëlushit Mateo që lindi në 11 shtator të vitit 2015. Në foton e familjes së lumtur shfaqej edhe një parrullë urimi oër 2 vjecarin ndërkohë që vetë Antonela në postimin e saj shkruante: Gëzuar ditëlindjen i bukuri im.Të duam Matu, 2 vjec’

sfidanti.al