Barcelona kërkon mbrapsht një tjetër Gerard … Deulofeun!

Trajnerët që dinë të mendohen përpara sesa të flasin, nuk gabojnë lehtë. Do të duhej të kishte qenë njëri prej tyre për të bërë vlerësimin e duhur apo për të mos folur përpara kohe, për Gerard Deulofeun. Talenti katalanas u cilësua fillimisht si një nga shpresat e të ardhmes së Barcelonës, më pas mbeti pa mundësi në një skuadër ku yjet vinin nga të gjitha anët. Tani, në një tjetër kthesë të fortë të ngjarjeve, klubi i “Kamp Nout” po mendon të paguajë klauzolën e blerjes të kartonit të 23-vjeçarit.

Një rast i ngjashëm me atë të Gerardit tjetër, Pikesë, i cili luajti në Angli për Mançester Junajtidin në kohën e Sër Aleks Fergusonit dhe shkëlqeu kaq shumë saqë Barça pagoi 5 milionë eurot e klauzolës dhe e mori. Gerardi numër 2, Deulofeu, do të kushtojë më shumë, plot 12 milionë euro, por është sërish “hiçgjë” për nivelet e shpenzimeve të sotme.

Pas 4 vitesh huazimesh dhe përfundimisht blerjes së kartonit, Deulofeu mund të kthehet në “Kamp Nou”. Katalanasi shkëlqeu me Spanjën në Paris, debutoi në përfaqësuese dhe shënoi vetëm 5 gola pasi hyri në fushë. Ai falenderoi Milanin për mundësinë që i dha për të luajtur dhe për t’u rritur, ndërsa më “i djeguri” doli Evertoni, pasi Deulofeu nuk u vlerësua si i vlefshëm në skuadrën angleze.

Sfidanti.aldeulofeu2