Pa keqardhje Europë! Shvajnshtajger pritet si hero në SHBA!

Në Amerikë nuk e kanë harruar se Bastian Shvajnshtajgeri është kampion i botës. Është edhe një nga lojtarët më të famshëm të brezit të tij. Tifozët e futbollit europian në SHBA e pritën si hero mesfushorin gjerman që mbërriti në Çikago, së bashku me gruan e tij, Ana Ivanoviç. “Çikago, ja ku jemi”, ishte komenti i fotos së postuar në Instagram nga Basti. Atmosfera ishte e shkëlqyer në aeroportin “O’Herë” (O’Hara) të qytetit, ku me qindra tifozë të Çikago Fajërit e pritën në mënyrë triumfale.

Shvajnshtajger shkëlqeu në karrierë me Bajernin dhe me Gjermaninë dhe fitoi thuajse gjithçka që një futbollist mund të ketë dëshirë për të fituar, si Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës me klubet, Superkupën e Europës, disa tituj në Bundesligë, në Kupën e Gjermanisë dhe në Superkupën e Gjermanisë. E vetmja etapë jo e mirë e karrierës së tij ishte ajo tek Mançester Junajtid.

Sfidanti.albasti1basti3