Arteta i nervozuar pas humbjes nga Newcastle

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se i vjen turp për atë që ndodhi në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Newcastle United. Ndeshja u vendos nga goli i Anthony Gordon në minutën e 64-të në një situatë shumë të diskutueshme që u rishikua gjatë në VAR. Në rishikimin e rastit, fillimisht u dyshua për pozicion jashtë loje e më pas për ndërhyrje të parregullt por në fund goli u cilësua i rregullt.

“Nëse ishte një skuadër e meritonte fitoren sot, ishte Arsenali. I turpëruar për atë që ndodhi sot, se si u akordua goli në këtë ligë që themi se është më e mira në botë. Jetoj prej 20 vitesh në këtë shtet dhe tani ndihem i turpëruar. “Arbitrimi nuk është as afër nivelit që kjo ligë duhet ta ketë dhe për mënyrën se si garohet. Nuk është mjaftueshëm. Më vjen turp që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

sfidanti.al