Historike për Fluminensen, fiton për herë të parë Kupën Libertadores

Fluminense ka fituar pas 120 minutash me rezultat 2-1 ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores. Kryeqyteti brazilian, Rio de Janiero, ishte në festë të madhe, pasi mbi 100 mijë tifozë argjentinas kishin mbërritur për të parë finalen e madhe. Në stadiumin Marcana kishte afërisht 80 mijë shikues brenda, ndërsa me mijëra kishin mbetur jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e brazilianëve, pasi German Cano shënoi për 1-0. Në mesin e pjesës së dytë, argjentinasit arritën të barazonin në 1-1 me golin e shënuar nga Luis Advincula. Ndeshja shkoi në shtesë ku goli i John Kennedyt në minutën e 99-të vendosi fatin e finales. Në Kupën Libertadores, ky ishte suksesi i parë në histori për skuadrën e Fluminenses.

sfidanti.al