Humbi ndjenjat në stadium, Skënderbeu i bën surprizë në shtëpi

Momente paniku u regjistruan në datën 29 tetor në qytetin e Korçës, teksa luhej minuta e 68-të e duelit mes Skënderbeut dhe Egnatias, një tifoz korçar, u rrëzua duke humbur ndjenjat në tribunën C të stadiumit “Skënderbeu”, teksa falë ndërhyrjes në kohë rekord të mjekëve të të dyja skuadrave, situata u mor nën kontroll dhe tifozi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës.

Ndërkohë ditën e sotme, nën slloganin “Sporti na bën bashkë”, drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, së bashku me zv.trajneri Gentjan Liçi dhe mjekun e ekipit Dionis Prisojin, vizituan në shtëpi tifozin, Andon Çami, i cili humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit.  Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e skuadrës korçare, i kanë dhuruar një fanellë të ekipit dhe një abone vjetore, z.Andon Çami që tashmë gëzon shëndet të plotë. 

sfidanti.al