Ancelotti dhe Modric e mbyllin te Reali, nuk i mbajnë lotët

Real Madrid e mbylli sezonin me një fitore 2-0 ndaj Real Sociedad, por vëmendja ishte e përqendruar te lamtumirat e dy figurave të rëndësishme: Carlo Ancelotti dhe Luka Modric.  Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin dhe mesfushorin legjendar në radhët e klubit. Të dy u përshëndetën me publikun në një atmosferë simbolike, duke marrë ovacione dhe mesazhe falënderimi nga tifozët. Ancelotti largohet për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit. Modric, nga ana tjetër, ende nuk ka bërë të ditur të ardhmen e tij. Emocionet ishin të pranishme në ceremoninë e lamtumirës, megjithatë përfundimi i ndeshjes shënoi edhe përmbylljen e një kapitulli për Realin. Klubi e mbylli kampionatin në vendin e dytë me 84 pikë, pas Barcelonës kampione.