Teuta gjen sulmues në Argjentinë

Një sulmues largohet (Gjata), por menjëherë zyrtarizohet një tjetër lojtar në repartin e avancuar të skuadrës së Teutës. Klubi durrsak njofton se ka arritur të blejë sulmuesin Rodrigo Faust.  28-vjeçari nga Argjentina ka qenë pjesë e Olancho FC në Honduras në pjesën e parë të sezonit, ndërsa një vit më parë spikati me fanellën e Petrovac në kampionatin malazez. “KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Rodrigo Faust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit durrasak.

sfidanti.al