Egnatia i shkëput Teutës sulmuesin Mario Gjata

Egnatia zyrtarizon blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Sulmuesi Mario Gjata është nga sot lojtari më i ri i rrogozhinasve. Gjata ka firmosur për 2 vite e gjysmë me Egnatian. Sulmuesi 23-vjeçar ishte pjesë e Teutës gjatë pjesës së parë të sezonit dhe në 13 ndeshje të luajtura ka shënuar 1 gol. Një eksperiencë e re e pret sulmuesin e talentuar, që spikati në radhët e Apolonisë disa vite më parë. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Mario Gjata për 2 sezone e gjysmë”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

sfidanti.al