Rusia e ka pisk me virusin, por tifozët në stadiume do t’i kthejë!

Për momentin, nuk po e diskutojmë nëse do të bëjë mirë apo keq, por lajmet janë të tilla. Pasi liga të vogla të Europës Lindore si ajo hungareze, malazeze, kroate apo serbe (pa folur për Bjellorusinë) kanë lajmëruar për kthimin e tifozëve (me masë) në stadium, edhe Rusia po bën gati këtë plan. Autoritetet shtetërore dhe shëndetësore, mesa duket, e kanë lejuar Federatën e Futbollit dhe klubet e Premier Ligës që të pranojnë tifozë nëpër stadiume deri në 10 për qind të kapacitetit. Ende është pak, por është më mirë sesa asgjë, dhe është e qartë se administrata e Presidentit Putin po bën një eksperiment. Kampionati rus është në program për të filluar muajin e ardhshëm, dhe pavarësisht se nuk krahasohet me 5 ligat kryesore të Europës, është një turne i nivelit të lartë dhe me buxhete të larta nga klubet.

Sfidanti.al