Nuk është 100 për qind “homogjen”, por i përzier, por gjithsesi besnikëria e tij ka qenë me shtetin me flamur si fusha e shahut. Robert Prosineçki, me baba kroat dhe nënë serbe, u bë i famshëm në arenën botëror të futbollit si lojtar i Crvena Zvezdës së Beogradit dhe i përfaqësueses së Jugosllavisë, e sidomos të Kroacisë. Kanë kaluar 29 vjet që nga nata e Barit, kur Zvezda fitoi Championsin në stadiumin “San Nikola” përballë Olimpikut të Marsejës, dhe në një prononcim me video, postuar në “La Gazeta delo Sport”, Prosineçki thotë se “ajo fitore nuk do të harrohet kurrë”.
Luajti një skuadër shumë e talentuar si Zvezda, por aspak e pasur, përballë fuqisë më të madhe financiare të kohës në futbollin europian. Pasi jugosllavët fituan, thuhet se presidenti i Marsejës, Bernar Tapi, u shpreh kështu: “Shpenzova 100 milionë dollarë për të fituar Championsin, kurse ju fituat Championsin dhe fituar 100 milionë dollarë”. E kishte fjalën për paratë që fitoi Zvezda pasi u larguan yjet si Prosineçki, Saviçeviç, Mihajloviç, Jugoviç, Pançev, Belodediç apo Shabanaxhoviç.
Sfidanti.al