Serie A, rinis me sfidat e prapambetura të javës së 25

Pasditen e së enjtes u mor vendimi më i rëndësishëm, ai për rifillimin e kampionatit  dhe datat relative, ndërsa këtë të premte Asambleja e Lega Calcio vendosi që futbolli italian të nisë në 13,14 e 17 qrrshor me Kupën e Italisë dhe më pas në 20 qershor më kampionatin , datë në të cilën janë parashikuar të zhvillohen katër ndeshjet e prapambetura të javës së 25. Në 22, 23 dhe 24 qershor do të jetë rifillimi i vërtetë i sezonit.

Me kalendarin e përcaktuar, mbeten ende cështje që duhen zgjidhur sic është ajo e orareve të sfidave; së fundmi është diskutuar për oeër 17:15, 19:30 dhe 21:45, por futbollistët kërkojnë evitimin e orareve të pasdites për shkak të temperaturave të larta të verës

Përsa u përket lojtarëve që janë me huazim deri në 30 qershor, ata mund të kthehen në klubet që u përkasin, por pa u aktuvizuar. Sesioni veror i merkatos për sezonin 2020/21 do të nisë në 1 shtator për t’u mbyllur në 5 tetor, me një shënim; nga korriku jepet mundësia e përfshirjes së kontratave paraprake për të mos u dhënë avantashte klubeve franceze dhe gjermane që duke qenë se nuk do të luajne, do të nisin tratativat pikërisht në korrik.

Sfidanti.al