Ibrahimovic i shkel syrin Hammarby: Do të shihemi në fushë

Zlatan Ibrahimovic i shkell syrin Hammarby; ‘Do të shihemi në fushë-shkruante sulmuesi suedez në një koment në Twitter teksa i përgjigjej një videoje të klubit që u kërkonte tifozëve të regjistrohen për abonimet. Ibrahimovic gjatë periudhës së karantinimit të Italisë ka zhvilluar stërvitje pikërisht me skuadrën e Hammarby ku ai zotëron 25% të aksioneve.

Mesazhi i 38 vjecarit mund të konsiderohet si një sinjal ndaj skuadrës suedeze duke parë pasigurinë që e rrethon përsa i përket të ardhmes së tij në Serinë A italiane. Pas dëmtimit në pulpë, Ibrahimovic është kthyer në Suedi me objektivin për t’u riaftësuar sa më shpejt të jetë e mundur në prag të rinisjes së kampionatit italian të futbollit.

Sfidanti.al