Watford, refuzoi të stërvitej nga frika, vërshojnë fyerjet për Troy Deenay

Ditët e kaluara, Troy Deenay refuzoi të rikthehej në stërvitje nga frika se mos i transmetonte coronavirusin djalit të tij 5 vjecar që vuan nga patologji respiratore, kurse tani kapiteni i Watfordit denoncon publikisht se është shndërruar në shënjestrën e fyerjeve të cdo lloji. Në një intervistë për CNN Sports, Deenay deklaroi se është ‘i rraskapitur’ nga fyerjet që pëson dhe që nuk kursejnë as bashkëshorten e tij.

‘Ti ecën në rrugë dhe njerëzit të thonë: ‘unë punoj, kështu që kthehu edhe ti të punosh’.-tregon Deenay i cili shton se ka marrë mesazhe që i janë drejtuar të birit nga persona që kane thene : ‘shpresoj që djali yt të marrë coronavirusin’.

‘Kjo është gjëja më e vështirë për mua-vijon rrëfimin e tij kapiteni i Watford-por nëse përgjigjesh, njerëzit kuptojnë se  kanë goditur në shenjë dhe do të vazhdojnë’.

Sfidanti.al