Nuk do të bëhet lojtari me më shumë rrjeta i “Furive të Kuqe”, sepse nuk është një sulmues, por nëse do të shënonte ndaj Gjermanisë, do të bëhej mbrojtësi me më shumë gola në të gjitha kombëtaret e futbollit në botë, baraz me legjendën e Argjentinës, Daniel Pasarela. Sergio Ramos ka 21 goditje të sakta me iberikët, ndaj 22 që ka ish-kapiteni argjentinas, ndaj edhe rekordi është i mundshëm. Kapitenit të Realit, sot në moshën 33-vjeçare, i janë dashur 170 ndeshje për të arritur deri në këtë lartësi, dhe ky numër ndeshjesh është një rekord i Spanjës. Ramosi ka fituar 2 Europianë dhe një Botëror, synon arin olimpik, si dhe kontratën e fundit me Realin.
Sfidanti.al