Cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Messit askush nuk e di; për momentin ajo duket larg Barcelonës, por klubi katalanas nuk duket se ka ndërmend të dorëzohet dhe jep një mesazh të fortë e të qartë tifozëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Në foton e publikuar për konfirmimin e lajmit se ka nxjerrë në shitje fanelat e skuadrës për ndeshjet në Camp Nou në sezonin e ri, imazhi I Lionel Messit është në plan të parë, një tregues ky që pavarësisht kaosit të krijuar rreth argjentinasit, konfirmon vullnetin e Barcelonës për të mbajtur fenomenin argjentinas.
Ndërkaq, në Barcelonë ka mbërritur tashmë babai dhe agjenti I Lionel Messit, Jorge që udhëtoi nga Argjentina për në Katalonjë për bisedimet me drejtuesit e klubit blaugrana për gjetjen e një zgjidhjeje miqësore për largimin e argjentinasit nga Barcelona. Jorge Messi preferoi të mos japë shumë komente, megjithatë ai arriti të thotë një frazë që nuk lë shumë vend për interpretime: ‘Vështirë se ai do të qëndrojë te Barcelona’.
Sfidanti.al