“U kry” për 40 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 44 milionë euro. Mançester Junajtidi mori një “margaritar” për mesfushën, një lojtar si Doni Van de Beku i Ajaksit, që kërkohej edhe nga Reali e më herët nga Barcelona. Shifra nuk është shumë e lartë, por nuk mund të ishte duke qenë që transferimi bëhej nga Holanda, dhe Van de Beku ndoshta nuk kishte aq shumë kontratë me klubin. Në Angli menjëherë bënë pyetjen nëse mesfushori do të ishte një sukses në “Old Traford” si sulmuesi Rud Van Nistelroi, portieri Van der Sar apo sulmuesi tjetër Robin Van Persi! Kjo, sepse jo gjithkush mbijeton në një klub kaq të vështirë, siç e tregoi sulmuesi tjetër holandez, Depai.
Sfidanti.al