Ky Kumani dashka ta bëjë Barçën si një kopje të Bajernit!

Natyrisht, nuk do të jetë diçka kaq e shëmtuar sa një “transplant” i thjeshtë taktik, por gjithsesi skema do të jetë e ngjashme. “Sport Bildi” shkruan nga Gjermania se trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, do të ndërtojë ekipin e tij bazuar tek sistemi i Bajernit të Hansi Flikut. Skema do të jetë 4-2-3-1, në vend të skemës tradicionale katalanase 4-3-3, që nga koha e Guardiolës, e që vazhdoi me Luis Enriken e trajnerët e tjerë. Rol kryesor do të ketë De Jongu, po ashtu do të jetë Kutinjo i kthyer nga Bajerni si dhe Dembele që do të vlerësohet më shumë. Synohen ende lojtarë të tjerë si Lautaro Martinez i Interit, Vajnaldumi i Liverpulit dhe Depai i Lionit.

Sfidanti.al