Kur vazhdon të luash në moshë 38-vjeçare këto gjëra ndodhin. Serena Uilliams theu rekordin e fitoreve në karrierë në turneun e Grand Slemit US Open, duke kaluar një legjendë. Tenistja amerikane arriti në 102 fitore pas suksesit ndaj patriots së saj, Kristi Ahn. Fitorja në turin e parë të US Openit në Nju Jork ishte 2-0 me rezultatin e seteve 7-5 e 6-3, ndonëse veterans iu desh një përmbysje. Motra e vogël Uilliams u shpreh e gëzuar dhe e lehtësuar pas ndeshjes.
“Jam e lumtur me mënyrën sesi luftova për çdo pikë, sepse nuk ishte e lehtë, – tha ajo, – duhet të ktheja sërish Serenën që njihni. Kryesorja është që unë e dashuroj këtë sport, ndaj vazhdoj të jem e motivuar edhe 20 vjet pasi nisa karrierën. Rekordi është i rëndësishëm, por kryesorja është të luftoj për titullin”.
Rekordi i mëparshëm në US Open ishte 101 fitore, vendosur nga legjenda tjetër amerikane, Kris Evert, të cilin Serena e barazoi vitin e kaluar. Natyrisht, synimi i saj i madh është të fitojë një tjetër Grand Slem, dhe kjo do të bënte që ajo të barazonte rekordin botëror të Çmimeve të Mëdha, mbajtur nga australiania Margaret Kërt, me 24 tituj. Deri tani, Serena ka kaluar emra të tillë të jashtëzakonshëm si Stefi Graf, Kris Evert apo Martina Navratilova, ndërsa shpreson ta vazhdojë karrierën edhe në moshën 38-vjeçare. Gjithsesi, nuk do ta ketë të lehtë pasi titullin e fundit Grand Slem e ka fituar 3 vjet më parë në Australi.
Sfidanti.al