Tre futbollistë të PSG me Covid, janë Neymar, Di Maria e Paredes

Paris Saint Germaini bëri të ditur pozitivitetin me Covid 19 të 3 futbollistëve të tij por pa i bërë publik emrat e tyre. Në fakt ishte e përditshmja ‘L’Equipe’ ajo që i specifikoi emrat dhe lajmi gjen konfirmime; futbollistët e prekur nga coronavirusi janë Neymar, Di Maria dhe Paredes të cilët ishin së bashku me pushime në Ibiza. Por parizienët vazhdojnë të kenë frikë, pasi të 3 këta futbollistë kanë qenë në kontakt edhe me Icardin, Ricon dhe Verrattin

Është ky një problem jo i vogël për trajnerin Tuchel, skuadra e të cilit të enjten e ardhshme do të bëjë debutimin e saj në Ligue 1 me Lens ndërkohë që në 13 shtator do të luajë supersfidën me Olympique të Marseille. Sipas rregullores së saj Liga Franceze ka të drejtë të shtyjë cdo ndeshje nëse te një skuadër ka më shumë se 4 raste pozitive me Covid.

Sfidanti.al