Armando Broja nuk është ende gati. Sulmuesi shqiptar nuk është grumbulluar nga trajneri Pochettino as në sfidës e kësaj të shtunë, atë kundër Brentford. “Bomberi” shqiptar la grumbullimin me Shqipërinë pasi ndjente një shqetësim në gjurin e majtë, që nga ai moment sulmuesi vijon të stërvitet, por me sa duket nuk është në kushte ideal për të zbritur në fushë. Pasi zbriti si titullar në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Man.United, Tomas Strakosha rikthehet sërish në stol për ndeshjen kundër Chelseat.
sfidanti.al