Me 25 minuta deri këto momente që prej fillimit të sezonit me Sevilla-, Adnana Januzaj po kalon një moment të vështirë. Sulmuesi kosovar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Diego Alonso dhe largimi në janar duket i pashmangshëm.28-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje duke qëndruar në fushë për vetëm 25 minuta.
Në përpjekje për të ndryshuar kursin e karrierës së tij dhe për të kërkuar një ekip të ri që do t’i ofrojë mundësi, Adnan Januzaj ka vendosur të ndryshojë agjencinë e tij përfaqësuese. Sipas raportimeve nga Besoccer Sevilla , futbollisti i ka dhënë fund lidhjes me Rafaela Pimenta, agjentja që trashëgoi kompaninë e Mino Raiolës dhe i është bashkuar Promoesport.
sfidanti.al