Flamurtari dhe Teuta e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen mes tyre për javën e 10-të të Superligës. Në prani një numri jo shumë të madh të spektatorëve, skuadra vendase kaloi e para në epërsi me gol të shënuar nga sulmuesi brazilian, Danilo Alvesh. Durrsakët pretenduan për pozicion jashtë loje, por gjyqtari e quajti golin të rregullt.
Gjithsesi, Teuta reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin falë një goditjeje dënimi të realizuar nga Gerhard Progni. Pas pushimit, rastet për gol ishin më të pakta, dhe skuadra mike u duk se luajti më mirë.
Sidoqoftë, pikërisht në fund, Flamurtari shënoi një tjetër gol, me anë të brazilianit Torasa, veçse gjyqtari e anuloi për prekje të topit me dorë. Kjo solli protesta nga vendasit, por kjo nuk e ndryshoi rezultatin.
Pas këtij barazimi, Flamurtari dhe Teuta janë me pikë të barabarta, nga 15, pranë mesit të tabelës së renditjes.
Në barazim 1-1 u mbyll edhe ndeshja tjetër e Superligës, mes Kamzës dhe Tiranës, ndërsa dy ekipet mbetën në vendet e fundit të renditjes, përkatësisht me 9 e 8 pikë.
Sfidanti.al