Rumenige në rolin e orakullit: Superliga e Evropës është e pashmangshme

Drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut dhe ish-presidenti kohëgjatë i Shoqatës së Klubeve Evropianë Karl-Hainc Rumenige konsideron se krijimi i një Superlige në “kontinentin e vjetër” është një çështje kohe. Vetë ai, në fakt, është kundër kësaj ideje, por, megjithatë, ai thotë se ajo është pashmangshme, duke pasur parasysh rrugën që po ndjek futbolli evropian suprem.
“Unë konsideroj se një ditë kjo lloj lige do të bëhet fakt i kryer, por, sidoqoftë, mos më pyesni se kur do të ndodhë kjo gjë. Unë tani i gëzohem faktit se krijimi i saj nuk do të jetë përgjegjësia ime, sepse unë nuk jam më president i Shoqatës së Klubeve Evropiane”, deklaroi Rumenige.
Sfidanti.al