Futbolli italian është shpëtuar dy herë në 35 vitet e fundit. Të paktën, ky është mendimi i Klaudio Ranierit, trajnerit të shquar, që veçon dy transferime që bënë bujë dhe ndihmuan. “Ardhja e Kristiano Ronaldos e nxorri nga kriza futbollin italian, – tha ish-trajneri i Çelsit, Romës, Interit e Leisterit, në një intervistë për RAI-n, – është paksa, si atëherë kur Napoli mori Maradonën”.
Ranieri është trajner me përvojë të madhe pasi ka punuar në 12 skuadra në Itali, Spanjë dhe Angli, ndaj edhe mund të bëjë krahasime apo vlerësime. Ronaldo ka sjellë forcimin e mëtejshëm të Juventusit, si skuadër sportive dhe si kompani biznesi, ndonëse nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë që të forcojë Serinë A. Disfatat e Interit dhe Milanit në Europë treguan se nuk do të jetë e lehtë.
Sfidanti.al