Bepe Marota ishte cilësuar si një nga shefat ekzekutivë dhe drejtorët sportivë më të mirë në Itali. Me Juventusin bëri mrekulli, ashtu siç shkëlqeu më herët me Sampdorian, por papritur u largua këtë verë, dhe njëri nga legjendat e Interit, Xhuzepe Bergomi, thotë se i di arsyet.
“Mendoj se e di përse u largua Marona nga Juventusi, – u shpreh ai për “Skaj Sportin”, – Marota është një drejtues i madh, por pasi mori Dibalën për 40 milionë euro, ishte gjithnjë i shqetësuar, dhe thoshte “shpresoj të na dalë për mirë”, pra kishte frikë për investimin e bërë”.
Largimi, sipas Bergomit, u vulos me afrimin e Kristiano Ronaldos, pasi duket se ish-shefi ekzekutiv juventin, nuk kishte besim në suksesin financiar të investimit. “Ronaldo është 33 vjeç, për të shpenzohen 100 milionë euro për ta marrë, dhe mbi 30 milionë euro rrogë në vit për 4 sezone, një investim prej 300 milionë eurosh, dy vitet e para mund të dalin mirë, po më pas?” – ishte logjika e Marotës, sipas Bergomit.
Sfidanti.al