Real, nuk është kohë kostumesh Hugo Bos, por kohë Klasikeje

Nuk mund të kishte gjetur moment më të papërshtatshëm për të realizuar reklamën e radhës. Reali i Madridit, ndoshta nuk e ka pasur me qejf, por detyrimet e përcaktuara në kontratë ishin të tilla që skuadra do të pozonte me kostumin zyrtar Hugo Bos, sponsor i klubit. Kjo gjë ndodhi pikërisht përpara “El Klasikos” ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”, dhe shkaktoi reagime, humor e tallje.

“Formalisht është diçka e shkëlqyer, por pa substancë”, komentoi “Deili Meil” nga Londra që shkruante në formë pyetjeje: “Yjet e Realit dukeshin tepër elegantë në kostumet e rinj Hugo Bos, por a do të jenë “ngjala” në duelin e madh klasik?”

Sfidanti.al