Harri Kejn tek Man. Junajtidi? “Old Trafordi” s’është më “Teatri i Ëndrrave”!

Gjykimi duhet të jetë i ftohtë, për të mos bërë gabime në moshën 26-vjeçare. Me gjatë, shërbimit të Harri Kejnit tek Totenhemi po i vjen fundi, dhe kapiteni i Anglisë padyshim po mendon për lëvizjen e ardhshme. Një sulmuesi të tillë natyrisht nuk i mungojnë admiruesit, dhe Mançester Junajtidi në Angli, Bajerni në Gjermani, apo ndoshta edhe Reali i Madridit në Spanjë, mund të ishin destinacionet, plus edhe skuadra të shquara në Itali, si Juventusi.

Pra, a mund të shkojë Kejni tek Junajtidi, siç po përmendet në Angli këto kohë? Martin Samuel, një analist sportiv në “Deili Meil”, e hedh poshtë prerë një variant të tillë, me një shpjegim që duket bindës. “Çfarë do të bënte Kejni atje? – shkruajti ai, – Mançester Junajtidi ishte dikur destinacioni i elitës botërore (të paktën, të një pjese të saj), por sot “Old Trafordi” nuk është më “Teatri i Ëndrrave”.

Harri Kejn e ka kaluar gjithë karrierën tek Totenhemi, por Rio Ferdinandi, ish-mbrojtësi i Junajtidit, e cyt që të largohet. “Duhen fituar trofe, jo thjesht të luash vetëm në një klub”, – thotë ai. Ferdinand u largua në 2002 nga Lids Junajtidi për tek Man. Junajtidi, edhe pse arriti gjysmëfinalen e Championsit me Lidsin. Në “Old Traford” fitoi 6 tituj kampion dhe Championsin, ndërsa Lidsi ra dy kategori më poshtë!

Sfidanti.al