Inter-Juventus; koha e llogarive, Lukaku vs.Ronaldo, sfida brenda sfidës

Të dielën do të luhet sfida e sfidave në Serinë A, ajo që quhet edhe si Derbi I Italisë, Inter-Juventus. Është sfida e dy rivalëve të mëdhenj në fushën e lojës, por edhe në merkaton e transferimeve. Të dielën në Meazza do të zbresin dy skuadrat që po kryesojnë në Serinë A dhe tashmë të gjitha biletat në San Siro kanë shitur. Inter vjen në këtë ndeshje pas ndeshjes në Camp Nou me Barcelonën ku për 45 minuta ishte në udhëheqje të rezultatit duke marrë edhe komplimentat e Lionel Mesit. Por  mbrëmja e së mërkurës duhet lënë pas dhe për trajnerin Konte është koha që të përballet me të kaluarën e tij për të vendosur një tjetër tullë të rëndësishëm në ndërtimin e Interit të së tashmes dhe te ardhmes.

Ideja është që Interi të shkëputet 5 pikë para Juventusit dhe për këtë Antonio Konte do t’I besojë Romelu Lukakut të cilin e kërkoi me forcë duke ia rrëmbyer atë pikërisht ish skuadrës së tij. Belgu që mungoi në Ligën e Kampioneve për shkak të një problemi në kuadricipit, do të kthehet të udhëheq sulmin zikaltër dhe do të ketë përkrah Lautaro Martinez që është bërë me krah pas golit ndaj Barcelonës, ndërkohë që Sanchez është I skualifikuar. E reja tjetër për këtë derbi të Italisë është aktivizimi I mundshëm I D’Ambrozios  në mesfushë në vend të Kandrevës, ndërkohë që konfirmohen Barela, Sensi e Brozovic e Asamoah në të majtë, kurse mbrojtja nuk ndryshon.

Në krahun tjetër, Juventusi vjen në këtë derbi pas fitores bindëse me Bajer Leverkusen dhe I ndërgjegjshëm për progresin e bërë në drejtimin që I kërkon trajneri Sarri në aspektin e presingut, zotërimit të topit, soliditetit në mbrojtje. Sfida kundër interit vjen në momentin e duhur, një fitore jo vetëm që do ta conte atë në krye të klasifikimin, por do të zbehte entuziazmin e ambientit zikaltër që është ndezur shumë pas 6 fitoreve në po kaq ndeshje të kampionatit.

Kristiano Ronaldo është siguria dhe njeriu kyc për këtë superndeshje; rekordet dhe statistikat e jashtëzakonshme janë forca e tuj. Dueli me Lukakun premton spektaklin. Partneri I portugezit në repartin e sulmit duket se do të jetë Higuain edhe ky protagonist në mbrëmjen e madhe  evropiane me argjentinasin që është në avantazh të dukshëm kundrejt Dibalës. Pas shpatullave të tyre do të jetë Ramsej që pushoi ndaj Leverkusenit, me uellsianin që është I favorizuar kundrejt Bernardeskit. Pjesa tjetër e skuadrës është konfirmuar me Matuidi, Pjanic dhe Kedirën që do të jenë përpara mbrojtjes ku De Ligt do të jetë në provën e tij të madhe.

Sfidanti.al