FSHF përcakton datën, Superiorja nis në gusht

Me përfundimit e sezonit 2022-2023, ku kampionë dolën “demat e kuq” të Partizanit, tashmë 4 skuadrat e Superiores, Tirana, Vllaznia, Egnatia e Partizani janë duke bërë përgatitjet e fundit para nisjes së rrugëtimit të tyre në kualifikueset evropiane, me “demat” që do të luajnë në turin e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa 3 të tjerat në Ligën e Konferencës.

Mirëpo, përveç garave evropiane, ekipet duhet të mendojnë dhe për fillimin e sezonit të ri të Abissnet Superiore, sezon i cili përcaktuar nga FSHF do të startojë në javën e fundit të muajit gusht ose e thënë më ndryshe në datat 26-27 gusht.

sfidanti.al