Katër ndeshje sa për një. FSHF bën bilancin e tifozëve të pranishëm në stadiumin “Air Albania”. Në gjysmëfinalen e parë Partizani-Skënderbeu, në stadium ishin 4 mijë e 200 tifozë. Në gjysmëfinalen e dytë atë mes Vllaznisë dhe Egnatias, në stadiumin Kombëtar në Tiranë ishin 5 mijë e 500 tifozë, një shifër pozitive duke parë që ishte një përballje që vlente finalen. Sfida që nuk shfaqi interes ishte ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut për vendin e tretë dhe të katërt, ku vetëm 200 të pranishëm ishin në stadium. Në finalen e madhe mes Egnatias dhe Partizanit ishin të pranishëm 11 mijë tifozë dhe totali i shikueshmërisë në katër përballjet ka shkuar në 20 mijë e 900 tifozë. Me biletat e shitura, FSHF ka arkëtuar 315 mijë euro, dhe nga kjo shifër 60% e shumës do të shkojnë për skuadrat që e mbyllën sezonin në katër vendet e para, ndërsa 40% për ekipet e poshtme në tabelën e klasifikimit.
sfidanti.al