Arabia shton numrit e të huajve në skuadër

Federata Saudite e Futbollit dhe Liga Profesionale e Arabisë Saudite kanë arritur një marrëveshje për të rritur numrin e vendeve për lojtarët e huaj në skuadër. Nga viti 2024/2025, çdo klub do të jetë në gjendje të regjistrojë 10 futbollistë josauditë nga tetë që lejohet sot, por dy prej këtyre futbollistëve duhet të kenë lindur të paktën në vitin 2003. Në një deklaratë zyrtare, Federata Saudite gjithashtu thekson se vetëm tetë të huaj mund të jenë në formacionin titullar. Çdo klub do të mund të regjistrojë në total 25 lojtarë. Ky vendim i hap rrugë federimit të një numri më të madh të futbollistëve që nuk janë nga ky vend, çka përbën kërcënim për futbollin evropian, pasi më shumë lojtarë cilësorë do të kenë mundësi të zhvendosen në futbollin arab, të joshur nga paratë.

sfidanti.al