Xheremi Frimpong i Bajer Leverkusen është një nga lojtarët më të dëshiruar në prag të merkatos dimërore. Mbrojtësi i djathtë holandez është një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Xavi Alonsos dhe në 16 ndeshje të kampionatit ka shënuar pesë gola.
23-vjeçari ka një klauzolë lirimi 40 milionë euro, e cila hyn në fuqi verën e ardhshme, ndaj kush e dëshiron në merkaton e dimrit duhet të paguajë më tepër. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, pas holandezit janë vënë Bajern, Arsenal, që kanë probleme me mungesat në mbrojtje, si dhe shumë klube të tjerë evropianë.
Ndërkaq, Bajern po interesohet edhe për Tilo Kehrer të West Hamit. Trajneri Tuhel ka punuar me të te Paris SG dhe Kehrer përmbush kërkesën e Bajernit për një mbrojtës që të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë. West Ham është i hapur për shitjen e lojtarit, i cili nuk është aktivizuar shumë.
sfidanti.al