Arabia Saudite dha sot një përgjigje për atë çfarë ndodhi një natë më parë në Rijad ku edhe pse gjithçka ishte gati ndeshja mes Gallatasarajit dhe Fenerbahçes nuk u zhvillua.
Super Kupa e Turqisë, e programuar për tu luajtur në “Al-Awwal Stadium”, u anulua pasi tifozët kishin shkuar në stadium me banera të Mustafa Kemal Ataturk.
Simbolet politike nuk ishin të përfshira në marrëveshje dhe për këtë motiv organizatorët kanë vendosur që ndeshja të mos zhvillohej edhe pse mijëra tifozë kishin udhëtuar drejt Arabisë Saudite.
“Paqe në shtëpi, paqe në botë”, ishte mesazhi që duhej të shpalosej në stadium ndërsa lojtarët gjatë nxemjes ishin përgatitur të mbanin veshur një fanellë me portretin e babait të Turqisë moderne.
Në një njoftim për shtyp Arabia Saudite ka bërë me dije se kishte pranuar që në fushë të ishin të pranishëm flamujt turk si dhe të këndohej himni i shtetit në fjalë, por jo të shfaqeshin simbole të tjerë.
sfidanti.al