Gjimshiti fiton ndaj skuadrës së Ramadanit

Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat, pas asaj humbje me Bolognan. Skuadra e Gasperinit mundi minimalisht 1-0 Leccen, në ndeshjen e luajtur këtë pasdite.

Në Bergamo mjaftoi një gol i Lookman në minutën e 58-të, për të vendosur në kasafortë 3 pikët. Gjimshiti luajti në këtë takim, duke dhënë një kontribut të çmuar.Atalanta renditet në vendin e gjashtë me 29 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Romën në “Olimpico”. Leçe e Ylber Ramadanit e sheh veten në vendin e 13-të me 20 pikë dhe në sfidën tjetër pret Cagliarin në “Stadio Via del Mare”.


sfidanti.al