Rumania ka zhvilluar ceremoninë e fundvitit për futbollistët më të mirë. Një nga çmimet e dhëna ka qenë edhe ai për lojtarin më të mirë të huaj të të gjitha kohërave, që ka luajtur në këtë vend.
Me shumicë votash është zgjedhur edhe Sulejman Demollari, i cili pas shumë vitesh mbetet ikonë në futbollin rumun, i paharrueshëm atje për talentin e jashtëzakonshëm. Në fakt, kemi të bëjmë me një rizgjedhje të Demollarit, pasi një çmim thuajse të tillë e ka marrë më parë edhe si një nga futbollistët e huaj më të mirë në historinë e Dinamos së Bukureshtit.
Me këtë rast, “Sula” vlerësoi edhe transferimin e fundit shqiptar në futbollin rumun, nga Tirana te Rapid i Bukureshtit. Fjala është për Florent Hasanin: “Ai është një oportunist, si Pippo Inzaghi. Ai është një lojtar cilësor, që tërheq me dy tipare të veçanta sulmuese: teknikë dhe sens të pazakontë goli.
Lexon shpejt zonat e hapura në mbrojtjen kundërshtare dhe godet menjëherë. Do të jetë një eksperiencë e re për të, do të varet shumë nga mënyra se si do të përshtatet me filozofinë e klubit dhe stafit. Por në përgjithësi, mendoj se Rapid bëri një marrëveshje të mirë me Hasanin”.
Sfidanti.al