Dinamo duket se ka gati afrimin e parë të kësaj merkatoje. “Blutë” kanë arritur të “peshkojnë” në Superligën e Kosovës sulmuesin e dëshiruar. Drejtuesit kanë arritur arkordin me Ardit Tahiri, i cili aktualisht është pjesë e Dritës. 21-vjeçari pritet të kalojë te “nëndetësja”, ku do të merrte mbi supe gjithë peshën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit. Palët po diskutojnë mes tyre detajet e fundit dhe pritet që në ditët e ardhshme të zbarkojë në kryeqytet dhe të bëhet dinamovit. Tahiri do të jetë një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin, i cili tashmë gjen sulmuesin e munguar.
sfidanti.al