Do të nisë me një plan të qartë puna e Orges Shehit në vitin 2024 me Partizanin. Pasi hodhi firmën në kontratën që do ta mbajë të lidhur tek të kuqtë deri në vitin 2026, trajneri durrsak do të punojë i qetë dhe larg Shqipërisë në ditët e para të vitit të ri për të ndërtuar skuadrën që ka në kokë dhe këtë do ta bëjë në një resort turistik në Turqi. Në tokën turke, saktësisht në Antalya do të ketë mundësinë të njohë rendimentin e çod lojtari dhe të praktikojë idetë e tij. Dita e sotme do të jetë dita e fundit e stërvitjeve, me skuadrën që do të rikthehet në fushë më 2 janar në Turqi dhe do të qëndrojnë deri më 10 janar. PIkërisht klubi ka parashikuar edhe dy ndeshje miqësore për t’i dhënë mundësinë Shehit të provojë lojtarët dhe të mbajë larg formën e tyre. Skuadar azere Neftçii Baku dhe ajo holandeze Volendam mësohet se janë kundërshtarët e demave për miqësoret.
sfidanti.al