Zërat e merkatos shtohen; Pogba te Reali i Madridit, Bejl te Mançester Junajtid?

Zhurma rreth të ardhmes së Pogba te Mançester Junajtid e sidomos për problemet në raportet me trajnerin Murinjo është rritur shumë, pavarësisht përgënjeshtrimeve të portugezit. Fantazia e merkatos tashmë është çliruar dhe së fundmi po flitet për një supershkëmbim mes mesfushorit Francez me Garet Bejl të Realit të Madridit.

Reali i Madridit ka qenë gjithnjë i interesuar për blerjen e kartonit të Pogba që do të bashkohej me Luka Modriç dhe toni kros për të përforcuar repartin e mesfushës. Në krahun tjetër Mançester Junajtid nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të sjellë në Old Trafford, uellsianin Bejl që do t’i bashkohej Sançezit dhe Lukakut në sulm. Duke parëcfarë ndodh në të dy kampet është e lehtë të kuptohet se Bejl është çelësi për realizimin e një lëvizje të tillë që do të ishte vërtet e bujshme

sfidanti.al