Alegri i shqetësuar për Juventusin, Totenhemi më shumë se një humbje

Finalja ndaj Realit ishte një “makth” pas një sezoni të shkëlqyer, por Juventusi rrezikon të ketë më shumë probleme këtë edicion. Një verë jo e shkëlqyer, me ndonjë humbje aty-këtu, por kjo e fundit në “Uembli” ndaj Totenhemit ishte vërtet shqetësuese. Masimiliano Alegri duhet të mendohet mirë se çfarë duhet të bëjë, për lojtarë të tjerë që duhet të marrë, apo të kujdeset që të mos humbasë Dibalën, ndërsa dominimi i anglezëve ishte i plotë. Dakord, Premier Liga nis një javë përpara Serisë A, por kjo nuk është një arsye për një diferencë kaq të madhe.

Harri Kejn dhe Eriksen ishin autorët e golave për një ekip si Totenhemi që nuk ka bërë thuajse fare blerje, dhe madje ka humbur një lojtar të rëndësishëm që ka shkuar tek Man. Siti. Spërsat goditën traun dhe shtyllën, me Juven që goditi edhe ajo shtyllën, por që sërish bëri pak. Problemi më i madh për Alegrin? Mbrojtja.

Sfidanti.al