Bajerni si Skënderbeu, penalltitë i japin Superkupën, por sa pisk me Dortmundin

Karlo Ançeloti e dinte që më parë, dhe tifozët po ashtu. Bajerni nuk ishte dhe nuk është në maksimumin e formës, diçka që u arrit të mbulohej disi në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, finalen e Superkupës ndaj Dortmundit. Ndeshja në shtëpinë e Borusias, në “Signal Iduna Park”, përfundfoi 2-2 dhe bavarezët ishin sërish “porozë” në mbrojtje, duke pësuar dy gola dhe duke qenë dy herë në dizavantazh. Pulishiç e Obamejang shënuan për fituesit e Kupës, ndërsa Levandovski barazoi për kampionët herën e parë, dhe Xhoshua Kimih dha një barazim dramatik në fund. Tek penalltitë, Bajerni u tregua si Skënderbeu, duke fituar pikërisht aty, madje pati edhe “Orges Shehin” e tij, portierin Ulrajh që priti 11-metërshin e gjuajtur nga katalanasi Mark Bartra. Kimih e humbi penalltinë që thuajse solli humbjen, por Ulrajh nuk e lejoi.

Sfidanti.al