Donaruma kërcënon Juventusin: S’e kaperdij dot,  do të hakmerremi!

Milani, mbas një ndeshjeje gjysmëfinale dramatike, e eliminoi Lacion me penallti në Kupën e Italisë, ndërkohë që, në ndeshjen finale të kësaj kupe, do të luajë, më 9 maj, në “Olimpiko”, me Juventusin. Portieri Xhanluixhi Donaruma që ishte një nga heronjtë të ndeshjes me lacianët, ka besim se kuqezinjtë milanezë kanë rastin e mirë që të hakmerren në finalen e ardhshme të Kupës për humbjen që ata pësuan, më 2016, kur Juventusi, falë golit të Alvaro Moratës, në shtesën e lojës, arriti që të ngrejë trofeun.

“Tani, ne kemi më shumë përvojë sesa para dy vitesh. Unë akoma nuk mund ta kapërcejë dot atë finale dhe ne do të përpiqemi që të hakmerremi”, vuri në dukje portieri i ri i talentuar i Milanit.

Sfidanti.al